10 Sekrete te Shkretetires se Saharase

Rëra e Saharasë ka përpirë njerëz,kafshë dhe qytete të tëra gjate të epokave. 

Eshtë shkretëtira më e madhe në botë, dhe ata që humbasin në fushat e sajë të pafundme me rërë zakonisht nuk gjenden më kurrë. Në kohët e lashta, ushtri të tëra janë nisur për të marshuar përmes saj dhe nuk janë parë më kurrë. Vetëm tani, me teknologjinë moderne po arrijmë të depërtojmë në misteret e Saharasë. Këto janë 10 zbulime të mahnitshme që shkretëtira e Saharasë ka fshehur prej nesh.

1.Fortesat e Humbura

Satelitët u kanë lejuar eksploruesve të shikojnë në xhunglat më të dendura dhe në shkretëtirat më të egra.

Në vitin 2010, satelitët zbuluan mbetjet e mbi 100 fortesave qe u përkisnin Garamantes, popullit te Libisë.

Zona kishte harta shumë të përditësuara për shkak të industrisë së naftës që kërkonin vende për të shpuar puse në shkretëtirë.

Arkeologët ishin në gjendje të skanonin fotot satelitore për të parë shenjat në mure, më pas kërkuesit në terren konfirmuan se strukturat ishin ndërtuar nga Garamantes, por ekspeditat e arkeologëve u ndërprenë për shkak të trazirave në Libi.

Në kohën e Garamantes, zona ishte tashmë shumë e thatë. 

Për të punuar tokën ata ndërtuan kanale nëntokësore që siguronin ujë nga rezervuarët e lashtë. 

Kur ky burim uji dështoi, tokat u thanë përfundimisht dhe Sahara-ja mbuloi fshatrat dhe fortesat e mbetura.

2.Meteoret dhe krateret

Toka është bombarduar gjithmonë nga asteroidë dhe meteorë nga hapësira e jashtme. 

Shumica prej tyre digjen në atmosferë duke mos lënë asgjë vecse një vije drite në qiell.

Ata që arrijnë të prekin tokë kanë një efekt shkatërrues.

Shumica prej tyre kanë ndodhur në të kaluarën e largët prandaj krateret shpesh anashkalohen pasi erozioni ose rritja e bimëve i mbulon ato.

Sidoqoftë, në shkretëtira këto plagë mund të shihen ende.

Krateri i Kamilit prej 45 metrash në Egjiptin Jugperëndimor tregon ende qartë se ku goditi një meteor hekuri rreth 5.000 vjet më parë.

Megjithatë, nuk janë vetëm krateret e mbetura nga meteoritë që mund të gjenden. Rreth kraterit Kamil, fragmente të vetë meteoritit janë zbuluar nga ku ndikimi nga përplasja e shkatërroi dhe e shpërndau nëpër rërë.

Ky nuk është një zbulim i izoluar. Pothuajse një e pesta e të gjitha meteorëve që janë gjetur tashmë kanë ardhur nga Sahara-ja. Kjo është për shkak se në rërës, meteorët  dallohen shumë më qartë,. Vetëm akujt e Antarktidës ofrojnë një vend më të mirë se shkretëtira e Saharasë për të shkuar në gjueti meteorësh.

3.Xhami i Shkretëtirës

Edhe kur mbetjet e meteorëve dhe kratereve të tyre janë zhdukur, gjurmë të tjera të përplasjeve kozmike mund të mbesin. 

Rreth 29 milion vjet më parë, një meteor goditi Tokën me energji të mjaftueshme për të shkrirë një rajon të madh të shkretëtirës libiane dhe duke e kthyer në fletë e xhami të gjelbër delikat. 

Krateri i lënë nga ky shpërthim ende nuk është gjetur, por shumë qelq i shkretëtirës ende ekziston – madje edhe në disa vende të papritura. 

Kur Howard Carter hapi varrin e faraonit Tutankhamon, ai zbuloi midis thesareve një parzmore që mund ti përkiste faraonit, në mes të kësajë parzmorje kishte një brumbull të ndërtuar me xham të gjelbër.

Egjiptianët e lashtë me shumë mundësi ia kishin idenë për origjinën e xhamit që po përdorenin, por në mënyrë intriguese, ekzistonte edhe një objekt tjetër i ndërtuar nga materialet e një bote tjetër.

Një nga thikat që u gjet në varr ishte ndërtuar nga hekuri që ishte marrë nga një meteor.

4.Gurët Nabta

Kudo që mund të gjendet ujë në një shkretëtirë, do të gjesh jetë që lulëzon. 

Kur njerëzit jetonin pranë Nabta Playa në Egjiptin e Jugut 6,000 deri 9,000 vjet më parë, zona ishte subjekt i përmbytjeve vjetore, gjë që krijoi një liqen. Fiset neolitike erdhën aty për të ushqyer dhe për t`u dhënë ujë kafshëve.

Këta njerëz jo vetëm që mbijetuan atje, por ata zhvilluan një kulturë sakrificash.

Kafshë nga më të ndryshmet janë gjetur të varrosura aty me anë të ritualeve.

Rreth 6,000 vjet më parë, njerëzit në Nabta krijuan blloqe të mëdha guri në një rreth, me më shumë pllaka gurësh që dilnin jashtë. Është pohuar se ky rreth i gurtë, i cili është 1.000 vjet më i vjetër se Stonehenge, është struktura më e hershme e njohur në astronomi.

Ende ekziston një debat se cfarë përfaqëson saktësisht ky rreth. 

5.Lumi i Humbur

Shkretëtira e Saharasë nuk ka ekzistuar gjithmonë.

Teksa klima ka ndryshuar gjatë miliona viteve kufinjtë e rërës janë zhvendësur.

Ashtu sic shkencëtarët mund të kërkojnë gjurmë të lashta të ujit në mars ata e kanë kthyer vëmendjen drejt historisë së Saharasë. 

Hulumtimet kanë zbuluar se pellgu i 12-të më i madhi në botë gëlonte në Sahara. 

Mbetjet e lumit në Mauritani u vunë re kur u zbulua një kanion nëntokësor që ishte gdhendur nga lumi.

Konfirmimi përfundimtar i pranisë së një lumi të humbur u bë me satelit.  Lumi i humbur tani quhet lumi Tamanrasett dhe kërkimet vazhdojnë të zbulojnë më shumë rreth këtij lumi që mund të jetë tharë vetëm 5.000 vjet më parë.

6.Balenat

Nuk janë vetëm lumenjtë që janë zhdukur në Sahara. 

Gjatë kohës gjeologjike, ajo që dikur ishte një oqean është bërë një nga vendet më të thata në Tokë.

Në Wadi Al-Hitan në Egjipt mund të gjenden dëshmi të Oqeanit të humbur.

 njohur si Lugina e Balenave, është një nga vendet më të mira, për zbulimin e fosileve balene.  

Përvec skeleteve të balenave, janë gjetur edhe dhëmbë peshkaqenësh dhe peshqish tjerë të egër.

7.Machimosaurus Rex (Krokodili më i madh i Oqeanit)

Detet kanë qenë gjithmonë shtëpia e përbindëshave. 

Rreth 120 milion vjet më parë, shkretëtira Saharasë ishte shtëpia e  një krokodil me gjatësi prej 9 metrash, Machimosaurus rex.

Ky është krokodili më i madh që ka jetuar në oqean që  njihet të ketë ekzistuar.

Zona ku Machimosaurus rex jetonte ishte një lagunë e madhe e cila shtrihej aty ku ndodhe sot shkretëtira Saharasë. 

Ai përdorte kokën e tij të madhe dhe kafshimin e pabesueshëm për të vrarë prenë e tij.

Kafshimi i i tij ishte aq i fuqishëm sa që depërtonte përmes zhguallit të një breshke uji.

Duket ironike, që në një mjedis kaq të thatë dhe mosmirëpritës të zbulohet kaq shumë jetë detare që ka ekzistuar më parë. 

8.Spinosaurus

Duke vazhduar temën e zbulimeve detare të bëra në një shkretëtirë, Spinosaurusi është dinosauri më i madh mishngrënës i zbuluar ndonjëherë. 

Jetuar 95 milion vjet më parë, Spinosaurus ishte 7m i lartë dhe 16m i gjatë.

Duke kaluar kështu nga madhësia T.Rex e famshëm

Por Spinosaurus dukej dhe jetonte shumë më ndryshe se sa rivali i tij T.Rex.

Spinosaurus kishte një pjesë kockash shumë të mëdha që ngjiteshin lart në shpinën  e tij dhe një numër të madh karakteristikash të vecanta që i kanë mahnitur shkencëtarët.

Eshtrat e Spinosaurusit të zbuluar fillimisht u shkatërruan në Luftën e Dytë Botërore, u desh që të pritej për zbulimin e tjetër grupi fosilesh për të studiuar Spinosaurus.

Midis provave që tregojnë Spinosaurusin që tregojnë se Spinosaurus jetonte pjesërisht në ujë janë këmbët e saj të gjata dhe të sheshta për vozitje, si dhe flegrat e hundës të vendosura lart mbi kokë, për ta lejuar që të merrte frymë kur shumica  etrupit ishte e zhytur nën ujë.

Duke parë masivin gjigand të kockave në shpinën e tij, duhet të ketë qenë drithëruese për gjallesat e lashta tek shihnin këtë krijesë të llahtarshme që afrohej drejt tyre.

9.Aeroplani i Luftës së Dytë Botërore

Më 28 qershor 1942, rreshteri i fluturimit Dennis Copping po fluturonte një avion të dëmtuar drejt një baze britanike  riparimi që ndodhej në shkretëtirë. 

Diku gjatë udhëtimit 

si avioni ashtu edhe pilot i tij u zhdukën. Vetëm në vitin 2012 ishin eshtrat e aeroplanit u zbuluan nga një punonjës nafte. 

Aeroplani ishte kryesisht i paprekur duke qenë se askush nuk e kishte shqetësuar. 

Aeroplani u dërgua në një muze dhe u restaurua, edhe pse shumë njerëz mbetën të pakënaqur nga kjo. 

Disa mendonin se avioni duhet të kishte mbetur aty ku ishte si një memorial për pilotin e tij të ri. Të tjerë mendonin se puna e restaurimit në muze e bëri atë të duket si një model i pikturuar keq. Ndërsa aeroplani u gjet, nuk u gjetën shenja të Dennis Copping. Fati i tij i saktë është një tjetër mister që Sahara-ja mban.

10.Skeletet në Gobero

Gjatë një ekspedite në Sahara u zbulua varreza më e madhe njerëzore në këtë shkretëtirë.

Vendndodhja në Gobero në Niger ishte e banuar  rreth 10.000 vjet më parë dhe tregon se dikur ishte një mjedis i gjelbër dhe i harlisur. 

Mbetjet e peshqve, krokodileve dhe kafshëve të tjera ishin të përziera në me ato të njerëzve. 

Gërmimi 2-vjecarë nxori 200 seklete. 

Bizhuteri të ndërtuara me kocka dhe koka shigjetash u zbuluan sëbashku me heshta të cilat mund të jenë përdorur për të gjuajtur në ujrat aty pranë. 

Shumë nga varret ishin jashtëzakonisht të pazakonta. Një njeri ishte  varrosur me kokën e tij në një vazo, ndërsa një tjetër prehej në zhfuallin e një breshke.

Ndoshta nuk do ta dimë kurrë se si jetuan dhe vdiqën këta njerëz. 

You may also like...

Komenti Juaj