10 Hakerat me te Rrezikshem ne Bote

Për të shoqëruar përparimet teknologjike të botës kompjuterike dhe ndryshimin konstant të përkufizimit të Haker-it është koha që të shohim 10 hakerat Black Hat më famëkeq si dhe hakimet e tyre legjendare që u dhanë atyre këta tituj.

Si fillim duhet të dini se Black hat hacker është pjesë e zhargonit kompjuterik për një person i cili angazhohet në pirateri kompjuterike të paligjshme me qëllim të keq. 

Një White Hat Hacker është një haker që synon të përmirsojë sigurinë e rrjetit, e thënë ndryshe është një haker me qëllime të mira.

Ja vlen të përmendim se shumë white hat hackers si bashkethemeluesi i Apple Steve Wozniak kanë qenë më parë black hat.

1.Kevin Poulsen a.k.a. Dark Dante

Hakeri i famshëm i viteve ’80 -të, Kevin Poulsen, u bë i njohur për sulmet e tij ndaj linjave telefonike të një stacioni radioje në Los Angelos. 

Ai e pozicionoi veten si telefonaten fituese ne nje konkurs, ku mes cmimeve te tjera fitoi dhe nje Porsche 944 fringo te re.

Poulsen u fsheh në tunele nëntokësore kur FBI filloi ta kërkonte, por në vitin 1991 ai u kap më në fund.

Ai u deklarua fajtor për shtatë akuza, ku ndër të përfshiheshin pirateri telefonike, kompjuterike dhe postare.

evin Poulsen u dënua me 51 muaj burg , i cili ishte dënimi më i gjatë i dhënë ndonjëherë për piraterin deri në atë kohë. 

Që nga ajo kohë, Poulsen ka punuar si gazetar dhe si  redaktor i lartë për Wired News.

2.Albert Gonzalez

Cyber-krimineli Albert Gonzalez është akuzuar për krijimin e vjedhjes më të madhe të kartave të kreditit dhe ATM në histori. 

Nga viti 2005 deri në vitin 2007 ai dhe grupi i tij dyshohet se kishte shitur më shumë se 170M karta krediti dhe numra ATM-je.

Ekipi i Gonzalez-it përdorte teknika të injektimit SQL për të krijuar malware në disa sisteme të korporatave, duke i lejuar atij të vjedhë të dhënat kompjuterike nga rrjetet e brendshme të korporatave.

Kur u arrestua, autoritetet konfiskuan $ 1.6 milion para të thata  duke përfshirë $1.1 milion që u gjetën në qese plastike dhe të groposura në oborrin e shtëpisë prindërve të tij. 

Në vitin 2010, Gonzalez u dënua me 20 vjet në burgun federal.

3.Vladimir Levin

Në vitin 1994, duke punuar në laptopin e tij nga apartamenti i ti në Shën petërsburg të Rusisë Vladimir Levin transferoi $10M nga llogaritë e klientëve të Citibank në llogaritë e tij në mbarë botën.

Sidoqoftë, karriera e Levin si haker ishte shumë jetëshkurtër, me kapjen, burgimin dhe rikuperimin e të gjitha parave përvec $400K.

Gjatë gjyqit që u zhvillua në shtetet e bashkuara, u tha se Levin kishte kryer sulmin e parë bankar në histori përmes internetit. 

E vërteta është se aftësia e Levin për të transferuar paratë e klientëve të Citibank në llogaritë e tij ishte e mundur përmes numrave të llogarive së vjedhur dhe kodeve PIN. 

Mashtrimi i Levin ishte një përgjim i thjeshtë i thirrjeve të klientëve gjatë regjistrimit të numrave të llogarisë.

4.Robert Tappan Morris

Më 2 nëntor 1988, Robert Morris lëshoi një lloj virusi të njohur si “worm” i cili infektoi mbi 1/10 e internetit, duke dëmtuar mbi 6000 rrjete kompjuterike.

Nuk u desh shumë kohë që policia ta gjente atë. 

Morrison tha se e kishte krijuar  virusin për të parë se sa shpejt mund të përhapej, por një gabim në kodin e tij kishte bërë që ai të përhapej shumë më shpejt se sa Morris e kishte parashikuar dhe të infektonte një pjesë të mirë të internetit. 

Në fund, Morris u shpall fajtor për mashtrim kompjuterik dhe akte abuzive.

Ai u dënua me 400 orë shërbim komunitar dhe $10,000 gjobë. 

5.Michael Calce a.k.a. MafiaBoy

Në shkurt të vitit 2000, Michael Calce nisi një seri sulmesh të njohura si denial-of-service attacks duke sulmuar faqet e mëdha si Yahoo, Amazon, Dell, eBay dhe CNN.

Ai madje arriti të hakonte Yahoo dhe ta nxirrte jashtë përdorimi për një orë Yahoo në atë kohë ishte motori kërkimit kryesorë.

Ashtu si shumica e hakerave Michael Calce e bëri këtë për të rritur emrin e tij dhe të grupit të tij të hakerave.

Në vitin 2001, Gjykata e Rinisë në Montreal dënoi Kalce me tetë muaj kujdestari të rreptë, përdorim të kufizuar të internetit dhe me një gjobë minimale.

6.David Smith

Fama e Smith-it është për shkak të të qenit autori i virusit famëkeq Melissa që mund të përhapej përmes email-it.

Email që përmbante virusin kishte nje dokument word-i dhe një mesazh ku thoshte “Ja ku është dokumenti që më kërkove, mos ja trego askujt tjetër”.

Sapo virusi aktivizohej ai e shpërndante vetveten në 50 kontaktet e para të viktimës së infektuar. 

Rritja masive e trafikut te email-eve detyroi shumë kompani që të ndërprisinin shërbimet e email derisa cështja e virusit të zgjidhej. 

Pas një procesi të gjatë gjyqësorë, Smith u dënua me 20 muaj burgim. Gjygji gjithashtu i ndaloi atij aksesin në rrjete kompjuterike pa leje paraprake nga gjykata.

Përfundimisht, virusi Melissa nuk e shkatërroi internetin, por ishte ndër viruset e para që tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë.

7.Adrian Lamo

I quajtur Hakeri i pastrehë, Adrian Lamo përdorte kafenetë dhe qëndrat e internetit si vendndodhje për të kryer sulmet e tij kompjuterike. 

Përvecse një haker i pastrehë, Adrian Lamo është gjithashtu i njohur për depërtimin në një sërë rrjetesh kompjuterike të një profili të lartë, të cilat përfshijnë The New york Times, Microsoft, Yahoo dhe MCI Worldcom.

Në vitin 2002, ai shtoi emrin e tij në bazën e të dhënave të brendshme të New York Times të burimeve të ekspertëve dhe shfrytëzoi një llogari të një niveli të lartë për të kryer kërkime mbi tema që kërkonin akses të vecantë.

Pasi qëndroi i fshehur për disa ditë, më në fund ai u dorzua.

Lamo u urdhërua të paguante $65000 dëmshpërblim si dhe u dënua me 6 muaj arrest shtëpie në shtëpinë e prindërve të tij.

8.George Hotz

Emri i artistit të Jailbreak George Hotz do lidhet përgjithmonë me thyerjen e PlayStation në prill të 2011. 

Duke qenë një nga hakerat e parë që bëri jailbreak playstation 3 hotz e gjeti veten në  mes të një beteje shumë të pamëshirshme, publike dhe të çrregullt në gjykatë me Sony-n – ndoshta përkeqësuar nga bërja publike e metodave që kishte ndjekur për të thyer sistemin e PS3.

Për shkak të qëndrimit të Sony-t ndaj kësajë cështje grupi hacker-ave anonymous u kundërpërgjigj duke sulmuar Sony-n në atë që njihet si thyerja e sigurisë më e kushtueshme e realizuar ndonjëherë.

Anonymous depërtuan brenda rrjetit të Sony-t dhe vodhën të dhënat e mbi 77M përdoruesve. 

Hotz mohoi cdo lloj përgjegjësie për sulmet ku ai tha.

“Të eksplorosh sigurinë e pajisjeve tuaja duke pirë një birrë në shtëpi është argëtuese, të hack-osh serverat e dikujt dhe të vjedhësh bazën e të dhënave të përdorueseve nuk është hjë e mirë”.

9.Jonathan James a.k.a. C0mrade

16 vjecari Jonathan James u bë i mituri parë i burgosur në shtetet e bashkuara për krim kibernetik.

James u bë famëkeq pasi arriti të depërtonte me sukses në një numër sistemesh të ndryshme.

Kur ishte vetëm 15 vjec james hack-oi sisteme qeveritare të profilit të lartë, si NASA dhe departamenti i mbrojtjes.

U raportua se ai kishte vjedhur programe me vlerë mbi $1.7M.

i gjithashtu hakoi  Agjencinë e Reduktimit të Kërcënimeve të Mbrojtjes dhe kapi mbi 3,000 mesazhe tepër sekrete, emra përdoruesish dhe fjalëkalime. 

Më 18 maj 2008, në moshën 25-vjeçare, James bëri vetëvrasje duke përdorur një armë zjarri.

Fjalët në  letrën e tij të vetvrasjes ofrojnë njëfarë pasqyre në rininë e tij të trazuar, ku ai thoshte se akuzohej për krime kibernetike që nuk i kishte kryer.

“Nuk kam besim në sistemin e drejtësisë. Ndoshta veprimet e mia sot, dhe kjo letër, do të dërgojnë një mesazh më të fortë tek publiku. Sido që të jetë, kam humbur kontrollin mbi këtë situatë dhe kjo është mënyra ime e vetme për të rifituar kontrollin “.

10.Gary McKinnon

Në vitin 2002, një mesazh shumë i vecantë u shfaq në ekranet e kompjuterave të ushtrisë amerikane.

Sistemi juaj i sigurisë është kot fare, unë jam vetëm dhe do të vazhdoj t`ju sulmoj në nivelet më të larta.

“Your security system is crap, I am Solo. I will continue to disrupt at the highest levels.”

Më vonë u zbulua se kjo ishte puna e Gary McKinnon.

McKinnon vuan nga sindroma e Aspergerit, e cila është formë më pak e ashpër e autizmit. Simptomet e sindromës së Asperger-it përputhen me veprimet e Garit: Njerëzit që vuajnë prej kësajë simptome zakonisht kanë probleme me integrimin në shoqëri, por ata kanë tendencë të jenë gjeni në një fushë të caktuar.

Për Gary, ishin kompjuterët.

Gary është akuzuar për ekzekutimin e hack-imit më të madh të rrjeteve kompjuterike të qeverisë së Shteteve të Bashkuara – duke përfshirë Sistemet e Ushtrisë, Forcave Ajrore, Navy dhe NASA. Gjykata kishte rekomanduar që McKinnon të kapet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat për qasjen e paligjshme në 97 kompjutera, duke shkaktuar një dëm total prej 700,000 dollarësh. 

 Edhe më interesante janë motivet e McKinnon për hakimet në shkallë të gjerë, ai pretendon se ishin në kërkim të informacionit mbi alienët. Ai besonte se qeveria amerikane po fshehte informacion të tillë në kompjuterët e saj të ushtrisë.

You may also like...

Komenti Juaj